Përshkallëzimi i konfliktit mes Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit kundër Iranit ka ndikuar drejtpërdrejt edhe në jetën sportive në vend. Futbolli është kaluar në plan të dytë, ndërsa klubet iraniane po shqyrtojnë mundësinë e kthimit të lojtarëve të huaj në vendet e tyre, për shkak të situatës së sigurisë.
Burime pranë klubeve vendase bëjnë të ditur se drejtuesit po analizojnë opsione për të garantuar sigurinë e futbollistëve, ndërsa aktivitetet sportive po zhvillohen nën një klimë pasigurie. Deri më tani, nuk ka një njoftim zyrtar për pezullim kampionati, por situata mbetet dinamike.
Në këtë kontekst, sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani, i cili aktivizohet me skuadrën iraniane Esteghal, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale. Ai ka bërë të ditur se është në gjendje të mirë shëndetësore.
“Përshëndetje! Jam mirë dhe shpresoj që edhe ju të jeni mirë, të jeni të sigurt dhe të lumtur në vendin tuaj të bukur. Shpresoj që shpejt gjithçka të kthehet në normalitet dhe se ka paqe për të gjithë”, – shkruan Asani.

Lini një Përgjigje