TAGS-AT E JAVËS

Sport 1 Mars 2026, 14:53

Rey Manaj rigjen veten në Turqi, sulmuesi i Kombëtares shënon tjetër gol për Sivassporin

Shkruar nga Pamfleti
Rey Manaj rigjen veten në Turqi, sulmuesi i Kombëtares shënon
Ray Manaj

Katër gola në pesë ndeshjet e fundit ka shënuar Rey Manaj, sulmuesi i Kombëtares që mban veshur fanellën e Sivassporit në Turqi. Edhe këtë të dielë 29-vjeçari ia ka dalë të tundë rrjetën duke kaluar në avantazh ekipin e tij në përballjen në udhëtim kundër Serik Spor, për raundin e 28-të të sezonit.

Në minutën e 48-të të takimit, Manaj mori një pasim nga Okoronkuo dhe nuk gaboi duke mposhtur portierin Sapan. Ky ishte goli i dhjetë sezonal për Manajn, me gjashtë të parët që i shënoi me fanellën e Sharjah FC në Emiratet e Bashkuara Arabe, gjatë pjesës së parë të sezonit.

Sulmuesi ka rigjetur veten pas rikthimit në Turqi dhe ky është një sinjal i mirë për Kombëtaren në prag të ndeshjes play-off të Kupës së Botës, kundër Polonisë në Varshavë më 26 mars.

ray manaj

Lini një Përgjigje