TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Shtator 2025, 15:47

Inteligjenca artificiale parashikon fituesin e “Topit të Artë” 2025: Sulmuesi francez ka 72% shanse

Shkruar nga Pamfleti

Inteligjenca artificiale parashikon fituesin e “Topit të

Osman Dembele është kandidati kryesor për të fituar “Topin e Artë” 2025, sipas një analize të avancuar nga firma franceze e inteligjencës artificiale “Avisia”. Përmes modelit të saj të njohur si “Avisia Player Index”, kompania ka parashikuar 72% shanse që sulmuesi i PSG të shpallet fituesi i këtij çmimi prestigjioz.

Ky algoritëm ka pasur një saktësi mbi 90% në parashikimet e mëparshme, duke përfshirë edhe renditjen e tre të parëve të “Topit të Artë” 2024. Dembele ka pasur një sezon të jashtëzakonshëm me PSG-në, duke shënuar 33 gola dhe dhënë 15 asiste në 49 ndeshje. Ai ka ndihmuar klubin të fitojë titujt e Ligës 1 dhe Ligën e Kampionëve, duke kontribuar në fitoren 5-0 ndaj Interit në finale.

Trajneri i PSG-së, Luis Enrike, ka lavdëruar performancën e tij, duke e quajtur atë “lider të vërtetë” dhe mbështetur për “Topin e Artë”. Në garë për çmimin janë edhe lojtarë të tjerë të spikatur, si Lamin Jamal, Vitinja, Mohamed Salah e Rafinja, por Dembele mbetet favoriti kryesor për ta fituar këtë vit.

osman dembele sulmuesi francez "topi i artë"

Lini një Përgjigje