TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Korrik 2024, 15:56

Hyri në histori në ndeshjen kundër Francës, ja si e festoi babai i Lamal golin e djalit të tij (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Hyri në histori në ndeshjen kundër Francës, ja si e festoi

Lamin Jamal është kthyer në yllin e Europës. Ai shënoi një gol fantastik mbrëmë kundër Francës duke hyrë në histori si futbollisti më i ri që shënon në një turne të tillë.

Por si e ka festuar babai i tij? Ai ndodhej në tribunë, teksa po ndiqte ndeshjen dhe menjëherë është ngritur në këmbë duke bërtitur për golin e të birit.

Më krenar se kaq nuk mund të ishte për djalin e tij 16-vjeçar.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by 433 (@433)

Mbrëmjen e së martës pasi e dërgoi topin në rrjetën e “gjelave” në minutën e 21 të ndeshjes, ai vrapoi drejt pankinës së skuadrës së tij duke festuar krah bashkëlojtarëve.

Si pjesë e festës së tij, ai formoi me gishta një 3, një 0 dhe një 4 (304). Dhe kjo për një arsye prekëse. Këto janë tre shifrat e fundit të kodit postar të lagjes Rokafonda (08304), një nga lagjet më të varfra në Katalonjë, të cilën e djathta ekstreme VOX e quajti "pleh shumëkulturor".

Jamal u rrit në Rokafonda. Pjesa më e madhe e familjes së tij ende jeton atje. Në fakt, jashtë një furre të vogël buke, e drejtuar deri vonë nga kushërinjtë e tij dhe xhaxhai Abdul, është një mural i Jamal i veshur me fanelën e Barcelonës, i rrethuar nga flamujt e Marokut (vendi i origjinës së babait të tij) të Guinesë Ekuatoriale (nëna e tij) dhe Spanjës, ku ai lindi.

Rokafonda është një nga lagjet më të varfra në zonën Maresme të Barcelonës. Sipas INE (Instituto Nacional de Statistica) pothuajse gjysma e familjeve që jetojnë atje janë në ekstrem të varfërisë.

Festimi i tij pas ndeshjes ishte i ligjshëm, por të gjithë i kushtuan një vëmendje të veçantë momentit kur pas vërshëllimës përfundimtare, 16-vjeçari u kthye nga kamera dhe bëri shenjë me dorë duke thënë “Fol, fol!”.

lamin jamal sulmuesi spanjoll

Lini një Përgjigje