
Superndeshja e La Ligas, Athletico Madrid-Real Madrid, e luajtur mbrëmjen e djeshme u ndërpre për më shumë se 10 minuta, pas hedhjes së disa sendeve të forta nga tifozët vendas, në drejtim të portierit Thibaut Courtois.
Lidhur me këtë ngjarje, Athletico Madrid ka vendosur të përjashtojë përjetësisht një tifoz të identifikuar, që hodhi sende në derbin e mbrëmshëm me Realin. Vetë klubi ka njoftuar vendimin e marrë këtë të hënë.
“Klubi ka marrë vendimin të përjashtojë përjetësisht një tifoz që u identifikua nga policia dje, në bashkëpunim me departamentin tonë të sigurisë, pasi mori pjesë te hedhja e sendeve në fushë. Departamenti ynë i sigurisë vazhdon të punojë me policinë, për të identifikuar të tjerë që u përfshinë në hedhjen e objekteve, të cilët po ashtu do të përjashtohen sapo të identifikohen”, u shpreh klubi në deklaratë.
Lini një Përgjigje