TAGS-AT E JAVËS

Sport20 Shtator 2025, 17:44

Herri Kejn u jep leksion shqiptarëve, Bajerni fiton bindshëm ndaj Hofenhajmit

Shkruar nga Pamfleti

Herri Kejn u jep leksion shqiptarëve, Bajerni fiton bindshëm ndaj

Bajerni i Mynihut ka marrë fitoren e katërt rresht në Bundesligë, duke fituar 1-4 në transfertë ndaj Hofenhajmit. Protagonisti kryesor i ndeshjes ishte Herri Kejn me 3 gola të shënuar.

Goli i parë i bavarezëve erdhi në fund të pjesës së parë pas një skeme fantastike, Lenart Karl, pasoi ultas nga goditja e këndit, Herri Kejn dërgoi  topin në rrjetë me një goditje të fuqishme.

Në fillim të pjesës së dytë, goditja e Sasha Boei u ndal me dorë brenda zonës nga lojtari kundërshtar. Herri Kejn u tregua i saktë nga 11-metrat. Në minutën e 69, Kim Min-Jae u dëmtua dhe në vend të tij hyri Dajot Upamekano.

Në minutën e 75, Olize u pengua brenda zonës, arbitri pasi pa pamjet në ekran, dha sërish penallti për bavarezët. Sërish Herri Kejn u tregua i saktë.

Vladimir Kufal shënoi golin e nderit për vendasit në minutën e 82, pas ekzekutimit perfekt të goditjes së dënimit. Dyshja e Kosovës, Leon Avdullahu dhe Fisnk Asllani e nisën si titullar dhe u zëvendësuan në 10 minutat e fundit. Serzh Gnabri vulosi fitoren 1-4 për Bajernin me golin e tij në minutën e fundit shtesë.

Në sfidat e tjera, Augsburg-Mainc 1-4, Hamburg-Heidenhajm 2-1, Verder Bremen-Frajburg 0-3.

bajern mynih hofenhajm verder bremen bundesliga

Lini një Përgjigje