TAGS-AT E JAVËS

Sport23 Tetor 2025, 20:02

Goli anulohet dhe ndeshja ndërpritet pas 2 minutash, gjyqtari kthen lojtarët në dhomat e zhveshjes për shkak të shiut (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Goli anulohet dhe ndeshja ndërpritet pas 2 minutash, gjyqtari kthen

Ndeshja e Ligës së Konferencës mes Rijekës dhe Spartës së Pragës është ndërprerë në minutën e 13 të saj për shkak të kushteve atmosferike ekstreme gjatë përballjes që po zhvillohej në Kroaci.

Reshjet e shumta të shiut bënë që terreni të bëhej i papraktikueshëm, teksa topi bllokohej në pellgje me ujë në fushë. Kroatët ia dolën edhe të shënonin duke shfrytëzuar këtë gjendje të fushës, por goli u anulua për pozicion jashtë loje.

Gjyqtari rifilloi takimin, por më pas mblodhi kapitenët e dy ekipeve dhe i udhëzoi skuadrat të dilnin nga fusha, pasi takimi për momentin pezullohej për sa kohë që fusha ishte në gjendje të tillë.

rijeka sparta e pragës liga e konferencës

Lini një Përgjigje