TAGS-AT E JAVËS

Sport23 Tetor 2025, 18:39

BE kundër zhvillimit të ndeshjes Milan-Komo në Australi, i bën thirrje Serisë A: Reflektoni!

Shkruar nga Pamfleti

BE kundër zhvillimit të ndeshjes Milan-Komo në Australi, i

Komisioneri Evropian Glen Mikalef përshëndeti vendimin për të anuluar zhvillimin e ndeshjes Vijareal-Barcelona në Majemi, ndërsa foli edhe për sfidën Milan-Komo, e programuar të mbahet në Perth të Australisë.

E mirëpres vendimin e La Ligës për të anuluar ndeshjen e Majemit-shkruante Mikalef në rrjetet sociale-është një fitore për tifozët, futbollistët dhe traditat që e bëjnë të veçantë futbollin evropian. Përfaqëson qartë Modelin Sportiv Evropian dhe të vlerave që ai mishëron.

Duhet të vazhdojmë të punojmë së bashku, Liga, klubet dhe UEFA për të mbrojtur integritetin, konkurrencën e drejtë dhe lidhjen mes klubeve dhe komuniteteve të tyre. Besoj se edhe Seria A do të reflektojë për një qasje të tillë. Të mbajmë futbollin tonë në Evropë na forcon të gjithëve”- tha politikani maltez.

glen mikalef komisioneri europian milan-komo

Lini një Përgjigje