TAGS-AT E JAVËS

Sport23 Tetor 2025, 17:48

Baste ilegale dhe lidhje me familje mafioze, NBA tronditet pas arrestimit të yllit të Majemit dhe trajnerit të Portland

Shkruar nga Pamfleti

Baste ilegale dhe lidhje me familje mafioze, NBA tronditet pas arrestimit

Mbrojtësi i Majemi Hit në NBA, Terri Rozier dhe trajneri i Portland Trail Blazers në basketboll, Çonsi Billaps, u arrestuan të enjten në mëngjes si pjesë e një hetimi të FBI-së për baste sportive.

Rozier është midis gjashtë personave të akuzuar në këtë rast. Ndërsa Billaps u arrestua në lidhje me një hetim për lojërat e fatit të paligjshme dhe nuk kishte të bënte me lojërat që ai drejtonte në stol për ekipin e tij.

Rozier u arrestua në një hotel në Orlando, Florida, të enjten në mëngjes. Hit ishin duke luajtur kundër Orlando Mexhik të mërkurën, një ndeshje në të cilën Rozier nuk mori pjesë me vendim të trajnerit.

Agjencitë e basteve sportive në disa shtete raportuan aktivitet të pazakontë bastesh në lidhje me statistikat e Rozier para një ndeshjeje midis Sharlot Hornets dhe Nju Orlins Hornets më 23 mars 2023. Brenda 46 minutave, pati 30 baste nga një person që arritën në total 13,759 dollarë për pikët, rebaundet dhe asistet e ulëta të Rozier, gjë që bëri që disa agjenci të mbyllnin bastet mbi statistikat e tij.

Rozier u tërhoq nga ndeshja për shkak të një dëmtimi në këmbë dhe basti i çuditshëm u fitua, ndërsa hetime janë hapur për këtë çështje. Rozier, i cili në atë kohë ishte me Hornets, luajti vetëm 10 minuta para se të largohej nga ndeshja për shkak të një dëmtimi.

çonsi billaps terri rozier nba

Lini një Përgjigje