TAGS-AT E JAVËS

Sport23 Tetor 2025, 19:40

Asllani në “radarin” e Premier Ligës, 3 skuadra angleze futen në garë për sulmuesin shqiptar

Shkruar nga Pamfleti

Asllani në “radarin” e Premier Ligës, 3 skuadra angleze

Fisnik Asllani në modë. Në garë për sulmuesin e Kosovës, janë futur edhe 3 skuadra angleze. Sipas asaj që shkruan “TBR Football”, bëhet fjalë për Aston Vilën, Çelsin dhe Totenhemin.

Ekipet e Premier Ligës do të garojnë në distancë për të siguruar shërbimet e 23-vjeçarit, i cili aktualisht aktivizohet në radhët e Hofenhajmit.

Asllani në 7 ndeshjet e para të këtij sezoni në Bundesligën gjermane ka realizuar 4 gola, ndërsa ka dhuruar edhe një asist.

 

fisnik asllani sulmuesi kosovar

Lini një Përgjigje