
U luajtën mbrëmjen e sotme 7 duelet e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026, ku u prodhuan në total 16 gola. Spikasin triumfet në shtëpi të Gjermanisë me “poker” përballë Luksemburgut në shifrat 4-0 dhe triumfi i pastër i Francës 3-0 ndaj Azerbajxhanit, ndërkohë që Maqedonia e Veriut, i bëri sërish bllokadë Belgjikës, duke barazuar pa gola në stadiumin e Gent.
Protagonist në përballjet e sotme u bë edhe Granit Xhaka, që shënoi me penallti, në triumfin 0-2 që Zvicra arriti në transfertë ndaj Suedisë.
Në duelet e tjera, Ukraina mposhti 3-5 Islandën, Irlanda e Veriut ia doli me shifrat 2-0 ndaj Sllovakisë.
Lini një Përgjigje