TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Tetor 2025, 22:42

Tjetër rezultat pozitiv për Kosovën, “Dardanët” i marrin pikën e artë Sllovenisë

Shkruar nga Pamfleti

Tjetër rezultat pozitiv për Kosovën, “Dardanët”

Pas fitores 2-0 kundër Suedisë, Kosova barazoi pa gola ndaj Sllovenisë, në sfidën kualifikuese të botërorit.

“Dardanët” vuajtën përballë ekipit mik që rrezikoi disa herë portën e Muriç, duke iu afruar shpesh golit me Sheshkon.

Por pritjet e gardianit dhe pasaktësia e sulmuesit, bënë që në fund rrjeta të mos tundej dhe palët ta mbyllnin sfidën me barazimin 0-0 që lë kosovarët në pozita ende komode.

Me këtë barazim, Kosova mban vendin e dytë me 4 pikë, që për momentin të dërgon në "play off". Ndeshja e radhës për skuadrën e drejtuar nga Franko Foda do të jetë ajo përballë Suedisë në Stokholm më 13 tetor në orën 20:45.

Grupi B i kualifikueseve të Botërorit kryesohet nga Zvicra me 9 pikë. Helvetët mposhtën Suedinë me rezultatin e pastër 0-2. Golat u realizuan nga Granit Xhaka në minutën e 65, ndërsa Xhonatan Manzambi vulosi 3 pikët e zviceranëve me golin e realizuar në minutën e 90+5.

 

kosova sllovenia kualifikueset e kupës së botës

Lini një Përgjigje