TAGS-AT E JAVËS

Sport26 Tetor 2024, 21:10

Gatuzo i jep “dajak” sulmuesit shqiptar: Hera e parë dhe e fundit që shoh këto skena!

Shkruar nga Pamfleti

Gatuzo i jep “dajak” sulmuesit shqiptar: Hera e parë dhe e

Gatuzo njihet për karakterin e tij të fortë dhe vendimet deri diku të pazakonta, jo vetëm në fushën e blertë si futbollist, por edhe si trajner. Se çfarë reagimesh të ashpra ka ky trajner, e ka provuar në shpinë edhe sulmuesi shqiptar i Hajdukut të Splitit, Leon Dajaku.

Ky i fundit u zemërua pasi Gatuzo e nxori nga fusha kundër Slaven Belupos dhe përplasi shishen e ujit në tokë. Menjëherë pas takimit, trajneri e dënoi që t’i paguante darkën të gjithë skuadrës dhe bëhet fjalë për një ekip me jo pak staf dhe lojtarë.

Dajaku kishte një problem me veten, kishte bërë shumë gabime në fushë. Folëm në darkë pas ndeshjes, dhe i thashë: “Leon, mos e vrit veten kështu”. Të martën i kërkoi falje të gjithë shokëve të skuadrës, do t’i paguajë darkën e të gjithëve dhe kjo çështje është zgjidhur. E di që ju gazetarët i keni qejf këto situata. Të gjithë ata që janë të pakënaqur, unë jam në zyrë, mund të vijnë të flasin aty. I thashë Leonit se kjo ishte hera e parë dhe e fundit që e shoh atë lloj sjellje”, tha Gatuzo.

xhenaro gatuzo trajneri i hajdukut të splitit leon dajaku sulmuesi shqiptar

Lini një Përgjigje