
Superylli portugez arriti momentin mbresëlënës në ndeshjen kundër Islandës, ku shënoi edhe golin e fitores për ekipin andaluzian. Me rastin e këtij momenti, njëra nga motrat e Kristiano Ronaldos, mbrojtësja e tij më e zëshme dhe e ashpër në rrjetet sociale, ka postuar një mesazh të gjatë dhe emocionues për sulmuesin e Al-Nassr.
Ndër të tjera, Katia Aveiro ka zbuluar edhe një episod të pathënë më parë për CR7. Ajo zbuloi diçka vërtetë të dhimbshme, faktin se nëna e saj kishte menduar shumë të abortonte, kur ishte shtatzënë me Kristiano Ronaldon.
“Kristiano, lindi kur nuk duhej të kishte lindur. Nënë Dolores nuk duroi dot më. Ajo nuk mund ta kishte atë fëmijë, ushqimi ishte i paktë, mundi shumë i madh dhe ndonjëherë ajo që kishte, nuk mjaftonte për të ushqyer kaq shumë gojë.
Dolores donte të bënte një abort, por diçka e ndaloi në minutën e fundit. Dhe ai fëmijë lindi. 39-vjet më parë, nënë Dolores mori vendimin kundër të gjitha gjasave dhe fëmija erdhi në jetë. E mori nga kokë se nuk do të ishte si hijet e të atit, i cili iu dorëzua alkoolit dhe prandaj Kristiano nuk piu asnjë pikë alkool.
E mori në kokë se do të arrinte në majën e botës. Dhe ai e bëri misionin e tij që të mos harrojë kurrë se nga erdhi në këtë rrugëtim drejt yjeve, duke i mbështetur të gjithë, duke i bërë të gjithë më shumë se sa kishin ëndërruar. Sot, në ditën kur ai kalon një pikë që nuk e ka arritur kurrë më parë, është koha për të festuar të përsosurën e të gjithë meshkujve të papërsosur.
Ju dhe unë jemi thjesht të vdekshëm. Kristiano është diçka tjetër. Ai do të vdesë si ne, por pastaj do të dërgohet në kopshtin e të pavdekshmëve. Dhe atje ai do të mund të pijë një gotë verë për herë të parë. Një verë nga të korrat e perëndive”,- thuhet në mesazhin e Katia Aveiros, motrës së CR7 marrë nga shkrimtari Luis Osorio.
Lini një Përgjigje