TAGS-AT E JAVËS

Sport 2 Maj 2024, 18:22

Franko Burraj siguron dy vende të para në 100 dhe 400 metra, atleti shqiptar dominon në Malin e Zi

Shkruar nga Pamfleti

Franko Burraj siguron dy vende të para në 100 dhe 400 metra, atleti

Në Tivar u mbajt aktiviteti ndërkombëtar i Atletikës ku shqiptari Franko Burraj siguroi dy vende të para, në disiplinën e 100 metrave dhe atë të 400 metrave.

Nëse në 400 metra Burraj është sprovuar dhe një muaj më parë ia doli të bëhej shqiptari i parë që siguroi gjysmëfinalet e Botërorit të Atletikës, tanimë shkodrani po i mëshon edhe disiplinës së 100 metrave.

Në këtë të fundit, Burraj e mbylli me kohën 10 sekonda e 67 të qindtat, për të marrë vendin e parë. Po ashtu, pasditen e djeshme ai fitoi edhe në disiplinën e 400 metrave duke e mbyllur garën në krye pas 47 sekondash e 29 të qindtat.

franko burraj atleti shqiptar

Lini një Përgjigje