TAGS-AT E JAVËS

Sport 2 Maj 2024, 17:12

FSHF ndryshon sërish stadiumin, ja ku do të luhet ndeshja Erzeni-Kukësi

Shkruar nga Pamfleti

FSHF ndryshon sërish stadiumin, ja ku do të luhet ndeshja

Ndeshja Erzeni-Kukësi e vlefshme për javën e 34 të Abissnet Superiore do të luhet në stadiumin “Adush Muça”, në Ballsh. Lajmi është bërë i ditur nga vetë Federata.

Departamenti i Garave në FSHF bën me dije se ndeshja e javës së 34 në kampionatin “Abissnet Superiore”, Erzeni-Kukësi, nuk do të luhet në stadiumin “Selman Stërmasi” ashtu siç ishte planifikuar më parë për shkak të gjendjes jo të mirë të fushës.

Ky takim do të zhvillohet në stadiumin “Adush Muça” në të njëjtën ditë dhe orar (04.05.2024, 16:00).

Stadiumi i Bylisit ishte alternativa e 5-të pas Elbasan Arena, Egnatia Arena, Arena e Demave dhe Selman Stermasi.

erzeni kukësi fshf

Lini një Përgjigje