TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Shtator 2025, 21:37

Fitoret ndaj Gjibraltarit dhe Letonisë i japin ndihmë Shqipërisë në FIFA, Kosova bën hapin e madh dhe u afrohet kuqezinjve me rekord të ri

Shkruar nga Pamfleti

Fitoret ndaj Gjibraltarit dhe Letonisë i japin ndihmë

Fitoret ndaj Gjibraltarit në miqësore dhe Letonisë në kualifikueset e Botërorit, i kanë dhënë një ndihmë të lehtë Shqipërisë që të ndalë trendin negativ në renditjen e FIFA-s.

Falë rezultateve të vitit të fundit, kuqezinjtë kishin mbërritur në vendin e 68 në klasifikim, pikërisht aty ku Silvinjo kishte marrë ekipin nga duart e Edi Rejas në mbyllje të një viti të tmerrshëm 2022 me vetëm 1 fitore në të gjitha ndeshjet e luajtura.

Këto fitore në dritaren ndërkombëtare të shtatorit, bënë të mundur që kuqezinjtë të frenonin rënien dhe të rifitonin një vend në klasifikim, duke u ngjitur tashmë në pozicionin e 67, pasi kapërcyen përsëri Gjeorgjinë.

Ndërkohë, ajo që bie në sy për renditjen e re të FIFA-s pas ndeshjeve të shtatorit, është pozicioni i ri i përfaqësueses së Kosovës, që ka vendosur rekordin e radhës në ngjitjen e saj graduale të viteve të fundit. Falë suksesit me Suedinë, tashmë Kosova mban vendin e 91 në FIFA dhe po i afrohet pak nga pak skuadrave më me emër në kontinent, ndërsa e ndajnë vetëm 24 pozicione nga Shqipëria në këtë klasifikim.

shqipëria fifa

Lini një Përgjigje