
Elseid Hysaj u aktivizua ndaj Serbisë duke fituar penallti. Jo vetëm kaq, por bëri dhe një paraqitje të vlerësuar si më pozitivja statistikisht nga kuqezinjtë.
Ndaj Letonisë u preferua në stol. Kombëtarja shqiptare zhgënjeu ndërkohë në transfertë duke barazuar 1-1.
“Forca Shqipëri gjithmonë”, shkruan Hysaj në rrjetet sociale sot. Bashkë me shkrimin është shtuar një foto nga momentet e nxehmjes në Letoni.
Hysaj e pati një rikthim te Kombëtarja shqiptare. 31-vjeçari u rikthye sërish me kuqezinjtë, pasi mungoi në ndeshjet e marsit.

Lini një Përgjigje