TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Qershor 2025, 20:18

Mirlind Daku bëhet gati për sfidën e re, Rubin Kazan përfiton shumën e majme

Shkruar nga Pamfleti

Mirlind Daku bëhet gati për sfidën e re, Rubin Kazan

Mirlind Daku do të jetë lojtari më i ri i Zenit Shën Petersburg. Klubet janë drejt marrëveshjes përfundimtare, ndërsa sulmuesi i Kombëtares shqiptare do të transferohet nga Rubin Kazan.

GazetaBlic” ka zbuluar detajet e kësaj lëvizjeje. Kështu Rubin Kazan do të përfitojë 4.5 milionë euro, ndërsa testet mjekësore priten të dielën.

27-vjeçari kishte edhe një vit të mbetur kontratë me Rubin Kazanin. Rinovimi kishte munguar, ndërsa më parë ka pasur interes për të edhe jashtë Rusisë.

Daku po tregon potencialin e tij në kampionatin rus prej vitit 2023. Prej atëherë fitoi edhe ftesën nga Kombëtarja kuqezi.

mirlind daku sulmuesi shqiptar rubin kazan zenit shën petersburg

Lini një Përgjigje