TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Shkurt 2026, 18:24

“FIFA do ndihmojë me milona dollarë për Gazën”, Infantino në Bordin e Paqes: Futbolli është gjuha universale e gjithë botës

Shkruar nga Pamfleti

“FIFA do ndihmojë me milona dollarë për Gazën”,

Në Uashington është zhvilluar takimi inaugurues i Bordit të Paqes, me pjesëmarrjen e shteteve bashkëthemeluese dhe përfaqësuesve të FIFA-s. I pranishëm ishte edhe presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino, i cili mbajti një fjalim gjatë mbledhjes së parë të bordit.

Në fjalën e tij, Infantino njoftoi zyrtarizimin e një partneriteti mes FIFA-s dhe Bordit të Paqes, duke theksuar rolin e sportit si mjet bashkimi dhe promovimi të paqes.

Futbolli është gjuha universale e botës. Presidenti Trump do të bashkojë botën këtu në verë”, tha Infantino, duke iu referuar Kupës së Botës 2026, e cila do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, së bashku me Kanadanë dhe Meksikën.

Ai shtoi se, përveç rindërtimit të infrastrukturës në zonat e prekura nga konflikti, është e nevojshme edhe rindërtimi i shpresës dhe besimit te qytetarët.

Nuk duhet vetëm të rindërtojmë shtëpitë, shkollat dhe spitalet, por duhet të rindërtojmë edhe shpresën dhe besimin te njerëzit. Kjo është ajo që përfaqëson futbolli”, deklaroi kreu i FIFA-s.

Nga ana e tij, presidenti amerikan Donald Trump shprehu mirënjohje për angazhimin e FIFA-s në mbështetje të paqes në Gaza. Sipas tij, organizata më e lartë e futbollit në botë do të kontribuojë me një buxhet prej 75 milionë dollarësh për projekte që lidhen me paqen dhe rindërtimin.

Trump deklaroi gjithashtu se deri më tani janë mbledhur rreth 2 miliardë dollarë për mbështetjen e Gazës dhe se synimi është grumbullimi i 10 miliardë dollarëve përmes Bordit të Paqes, për të investuar në zonat e shkatërruara nga lufta.

Ai përmendi edhe përfshirjen e figurave të njohura të futbollit në iniciativa të mundshme për Gazën, duke theksuar se ka zhvilluar takime me lojtarë të njohur ndërkombëtarë.

Ne kemi marrëdhënie shumë të mirë me Europën, Norvegjia ra dakrod për Bordin e paqes. Kujtova se do më jepnin çmimin Nobel. Por nuk më bëhet vonë për të, po bëj më të mirën për të shpëtuar jetë.

Deri më tani janë mbledhur 2 miliardë dollarë për të suportuar Gazën. FIFA gjithashtu do të ndihmojë për të suportuar për paqen në Gaza me një buxhet prej 75 milionë dollarë. Synojmë të grumbullojmë 10 miliardë dollarë për “Bordin e Paqes”. 10 miliardë dollarë do të kontribuojmë  në një zonë që është shkatërruar nga lufta.

Dua të them se FIFA duhet të mbledhë miliarda dollarë për projektet në Gaza, yje të mëdhenj të futbollit, kam takuar edhe një nga futbollistët e mëdhenj, Kristiano Ronaldon. Do të sjellim futbollistë në Gaza. Edhe Xhani na është bashkuar. Ai është shumë i zgjuar. Faleminderit Xhani”, tha Trump.

xhani infantino presidenti i fifa-s bordi i paqes

Lini një Përgjigje