
Medon Berisha do të vazhdojë të qendrojë jashtë fushës së blertë. Mesfushori i kombëtares shqiptare nuk ka arritur të rikuperohet në kohë për ndeshjen e së shtunës, ku Leçe do të përballet me Interin.
Trajneri i Leçes do të detyrohet të bëjë sërish llogaritë pa 22-vjeçarin në një përballje që konsiderohet mjaft e vështirë për skuadrën. Edhe pse kishte pritshmëri që lojtari të rikthehej më herët në dispozicion të ekipit, rikuperimi nuk ka ecur sipas parashikimeve.
Në këtë sezon, Berisha ka qenë një nga elementët e rëndësishëm të skuadrës, duke u aktivizuar në 13 ndeshje. Ai ka realizuar 2 gola dhe ka dhuruar 3 asiste, duke dhënë kontribut të drejtpërdrejtë në repartin ofensiv të ekipit.
Mbetet për t’u parë se kur mesfushori do të jetë gati për t’u rikthyer në fushë dhe për të ndihmuar skuadrën në objektivat e saj sezonale.
Lini një Përgjigje