
Provat zyrtare të Çmimit të Madh të Emilia Romanja, që po zhvillohen në pistën e Imolas kanë nisur me një aksident të frikshëm.
Makina Red Bull e Juki Tsunoda ka dalë jashtë pistës që në minutat e para të sesionit të parë. Japonezi ka humbur kontrollin e njëvendëshes së tij, që pasi ka dalë nga pista ka fluturuar mbi barrierën mbrojtëse.
Për një moment makina ka qenë me kokëposhtë, por në fund ka rënë me katër rrotat në tokë. Për fat, asnjë pasojë për pilotin Juki Tsunoda, që është shoqëruar me makinën e sigurisë për kontrolle mjekësore.
Sistemi HALO e ka shpëtuar pilotin e Red Bull, ndërkohë që provat zyrtare janë ndërprerë për disa minuta dhe është valëvitur flamuri i kuq.
Lini një Përgjigje