TAGS-AT E JAVËS

Sport20 Dhjetor 2024, 18:36

Elbasani e mbyll vitin me fitore, Gvozdenoviç mposht ish-ekipin e tij dhe “ngrin” Skënderbeun në Korçë

Shkruar nga Pamfleti

Elbasani e mbyll vitin me fitore, Gvozdenoviç mposht ish-ekipin e tij dhe

Ivan Gvozdenoviç mposht ish-ekipin e tij. Elbasani triumfon me rezultatin e pastër 0-2 përballë Skënderbeut dhe zhyt korçarët në fundin e tabelës.

Miqtë zhbllokuan ndeshjen në minutën e 64. Qose provoi nga distanca, Alia grushtoi po la topin para tij dhe Lleshi përfitoi duke e dërguar në rrjetë.

Në minutën e 90+1, “Tigrat Verdheblu” vulosën 3 pikët. Pas një goditje këndi, Tajo dhe Alia nuk larguan topin dhe Ze Gomesh me kokë shtyu topin në rrjetë.

Me këtë fitore, Elbasani renditet në vendin e 5 me 25 pikë, ndërsa Skënderbeu mban vendin e fundit në klasifikim me 15 pikë.

skënderbeu elbasani abissnet superiore

Lini një Përgjigje