TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Dhjetor 2025, 19:48

Ekipi në vështirësi, por Jasir Asani në formë të mirë, reagon klubi: Janë përpjekur të prishin qetësinë

Shkruar nga Pamfleti

Ekipi në vështirësi, por Jasir Asani në formë të

Jasir Asani ka bërë mjaft mirë personalisht me Esteghlal në Iran. Megjithatë, pjesa tjetër e ekipit po zhgënjen. Humbja nuk vjen prej javës së dytë, por janë tre barazime radhazi që trazuan ambientin.

Esteghlal ka paralajmëruar mediat, që i akuzon për lajme të rreme duke ndikuar te qetësia e skuadrës.

Fatkeqësisht, ditët e fundit disa media, duke publikuar lajme të rreme dhe pa bazë lidhur me klubin, drejtuesit, trajnerin dhe ekipin, janë përpjekur që përmes krijimit të polemikave të prishin qetësinë e këtij kolektivi. Publikimi i intervistave të rreme dhe lajmeve të pasakta, të cilat brenda një kohe shumë të shkurtër rezultojnë të pavërteta dhe përgënjeshtrohen, tregon qëllime joprofesionale dhe në kundërshtim me parimet e gazetarisë.

Klubi, duke respektuar mediat e përkushtuara dhe profesionale, njofton se nga tani e tutje, për çdo publikim lajmi të rremë, interviste të fabrikuar apo materiali pa burim dhe pa dokumentim, që ka për qëllim krijimin e shqetësimit dhe prishjen e qetësisë së ekipit, do të bëjë përgënjeshtrim zyrtar duke përmendur emrin e medias përkatëse dhe ruan të drejtën e tij ligjore që, në mbrojtje të të drejtave të klubit, ekipit dhe tifozëve të tij besnikë, të ndërmarrë të gjitha veprimet dhe ndjekjet e nevojshme ligjore.

Është e vetëkuptueshme se përgjegjësia për pasojat ligjore të veprimeve të tilla do të bjerë mbi botuesit e tyre”, shkruhet në njoftimin e klubit.

esteghlal jasir asani skuadra iraniane

Lini një Përgjigje