TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Korrik 2024, 22:45

Egnatia bën historinë në Ligën e Konferencës, rrogozhinasit triumfojnë në tokën islandeze dhe mbajnë gjallë kualifikimin

Shkruar nga Pamfleti

Egnatia bën historinë në Ligën e Konferencës,

Egnatia bën historinë në Ligën e Konferencës. Skuadra rrogozhinase ka mposhtur me rezultatin minimal 0-1 Vikingur Rejkjavik në Islandë dhe mban gjallë ëndrrën kualifikim.

Ekipi i drejtuar nga Edlir Tetova zhbllokoi ndeshjen në minutën e 33. Pas një harkimi në zonë nga e djathta i Fangajt, topi nuk u kontrollua në qendër nga portieri i Vikingurit dhe Xhoel e shtyu topin në rrjetë.

Më pas portieri i Egnatias, Ilir Dabjani dhuroi “show”. Portieri 23-vjeçar, i cili debutoi në kompeticionet europiane, kreu disa pritje fantastike duke dhënë kontribut të madh në suksesin e rrogozhinasve.

Në pjesën e dytë, islandezët shtuan presionin, por prapavija rrogozhinase tregoi se ishte në një natë të mirë. Vikinguri “flirtoi” disa herë me golin, por fati nuk deshi që topi të shkonte në rrjetë.

Kështu, Egnatia siguroi një rezultat të rëndësishëm, në pritje të ndeshjes së dytë, që luhet pas një jave në "Loro Boriçi" në orën 20:00.

 

 

egnatia vikingur rejkjavik liga e konferencës

Lini një Përgjigje