
Llapi u mposht 6-0 në takimin e parë të raundit të dytë në Ligën e Konferencës përballë Brondbit në transfertë.
Skuadra “Dardane” e pati tepër të vështirë kundër 11 herë kampionëve të Danimarkës. Këta të fundit zgjidhën gjithçka në fraksionin e parë të takimit.
Duke realizuar katër gola. Japonezi Yuito Suzuki zhbllokoi shifrat pas çerek ore lojë, ndërkohë që vendasit festuan edhe dy herë të tjera në 8 minutat e ardhshme.
Falë realizimeve nga Ohi Omoijuanfo dhe Filip Bundgaard. Pesë minuta përpara fundit të pjesës së parë, pati festë edhe për Noah Narteyn.
Vikingët shënuan edhe 2 herë të tjera në minutat e fundit të takimit. Me anë të Mathias Kvistgaarden dhe Oscar Schwartau.
Rezultat që shuan përfundimisht ëndrrat e ekipit nga Podujeva për kualifikim, teksa sfida e kthimit do të luhet në datën 1 gusht në Kosovë.
Lini një Përgjigje