TAGS-AT E JAVËS

Sport29 Korrik 2023, 16:50

“Doja të provoja një sfidë të re te Bajer Leverkusen”, Granit Xhaka: Arsenalin nuk e ndërroj me asgjë tjetër

Shkruar nga Pamfleti

“Doja të provoja një sfidë të re te Bajer

Granit Xhaka zgjodhi të largohet nga Arsenali për t’u bashkuar me Bajer Leverkusenin në Gjermani. Mesfushori i njohur ka dhënë një intervistë për “Marca”, ku i është përgjigjur pyetjeve të ndryshme.

Kam kaluar 7-vite të mrekullueshme në ‘Emirates Stadium’. Kisha oferta nga klube të tjera të Premier Ligës, por Arsenalin nuk e ndërroj me asnjë ekip tjetër. Nuk doja të luaja kundër tyre.

Nuk ka qenë një vendim i lehtë për mua të lija Arsenalin, gjithashtu dhe klubi nuk donte të më linte të largohesha. Kam shumë respekt për Mikel Artetën, por doja të provoja një sfidë të re te Bajer Leverkusen”.

Ata të dy kanë filozofi të ngjashme, Arteta është i jashtëzakonshëm dhe jo vetëm si trajner. Ai dhe Alonso e shohin futbollin ndryshe nga trajnerët e tjerë”, tha Xhaka.

granit xhaka mesfushori shqiptar bajer leverkusen arsenal

Lini një Përgjigje