TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Nëntor 2025, 21:13

“Do të jetë e vështirë”, Kristiano Ronaldo mendon tërheqjen nga futbolli: Me siguri do të qaj

Shkruar nga Pamfleti

“Do të jetë e vështirë”, Kristiano Ronaldo

Edhe kampionët qajnë, ose më mirë do të qajnë kur bëhet fjalë për Kristiano Ronaldon.

Ylli portugez i futbollit foli për të ardhmen e tij në intervistën e paralajmëruar me gazetarin anglez Pirs Morgan në kanalin e tij në “Youtube” duke shpjeguar se sa e vështirë do të jetë dita për tërheqjen e tij nga futbolli, siç ka qenë edhe për shumë kolegë të tij.

Tërheqja? Do të jetë e rëndë, sigurisht. A do të jetë e vështirë? Po.

Me shumë mundësi do të qaj, po…por unë jam një person i hapur-tha Kristiano Ronaldo-do të jetë shumë, shumë e vështirë, po.

Por po e përgatis të ardhmen time që kur isha 25, 26, 27 vjeç. Kështu që mendoj se do të jem në gjendje që të përballoj këtë presion’.

Edhe pse nuk e ka vendosur se kur do të bëjë këtë ‘hapin e madh’, sulmuesi i Al Nassr e ka programuar se çfarë do të bëjë më pas, siç ka bërë shpesh në karrierën e tij.

‘Asgjë nuk mund të krahasohet me adrenalinën që ndjejmë në futboll kur shënojmë një gol.

Siç thashë, gjithççka ka një fillim dhe një fund, kështu që besoj se do të jem gati-vijoi Ronaldo-do të kem më shumë kohë për veten, familjen time, për të rritur fëmijët e mi’.

Kristano Ronaldo hodhi një vështrim edhe tek e kaluara duke mos e fshehur trishtimin e tij për situatën e Mançester Junajtid që prej vitesh është në vështirësi.

Jam i trishtuar për klubin, një ndër më të rëndësishmit në botë që e kam akoma në zemër-tha Kristiano Ronaldo-është e nevojshme të punosh me persona inteligjentë për të krijuar një bazë për të ardhmen siç ka bërë Mançester Junajtid vite më parë me lojtarë si Niki Bat, Geri Nevil, Roi Kin, Devid Bekam, që u bënë futbollistë të mëdhenj, por që ishin shumë të rinj’.

kristiano ronaldo sulmuesi portugez

Lini një Përgjigje