TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Nëntor 2025, 20:48

Champions League/ Arsenali merr fitoren e 4 radhazi dhe dy rekorde, Napoli vuan ndaj Frankfurtit

Shkruar nga Pamfleti

Champions League/ Arsenali merr fitoren e 4 radhazi dhe dy rekorde, Napoli vuan

Kanë përfunduar dy ndeshjet e para për sot në Champions League. Arsenali ka marrë fitoren e katërt radhazi, duke mundur 0-3 në transfertë Slavian e Pragës. Në minutën e 30, pas një goditjeje këndi për anglezët, Lukas Provod preku me dorë topin e goditur me kokë nga Gabriel.

Pas ndërhyrjes së VAR, u dha penallti për Arsenalin. Bukajo Saka u tregua i saktë dhe dërgoi topin në rrjetë. Saka është lojtari i parë i Arsenalit që shënon në katër ndeshje radhazi jashtë fushe në Champions League. Pjesa e parë u mbyll 0-1 për londinezët, të cilët e nisën mjaft mirë pjesën e dytë. “Topçinjtë” gjetën menjëherë golin që në minutën e parë, pas një kundërsulmi të shpejtë dhe kombinimit perfekt mes dy sulmuesve, Leandro Troshard dhe Mikel Merino. Belgu asistoi, spanjolli finalizoi.

Mikel Merino do të vuloste fitoren e Arsenalit me golin e tij në minutën e 68, pas asistit të Deklan Rajs. Në minutën e 72, shkruhet historia në Champions League. Del Leandro Troshard dhe futet Maks Doumen, i cili bëhet lojtari më i ri që luan ndonjëherë në Champions League, vetëm 15 vjeç e 308 ditë. Arsenali fiton 0-3 dhe mban vendin e parë me 12 pikë në 4 ndeshje.

Në ndeshjen tjetër të luajtur në “Diego Armando Maradona”, Napoli barazoi pa gola ndaj Ajntrahtit të Frankfurtit. Gjermanët renditen në vendin e 18, italianët një vend më poshtë me nga 4 pikë të dy.

arsenal slavia pragë napoli ajntraht frankfurt champions league

Lini një Përgjigje