TAGS-AT E JAVËS

Sport26 Shkurt 2026, 18:12

Disiplina publikon vendimet, gjoba për klubet e Superiores, pezullohet trajneri pretendent në Kategorinë e Parë

Shkruar nga Pamfleti

Disiplina publikon vendimet, gjoba për klubet e Superiores, pezullohet

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka shpallur vendimet përkatëse për javën e fundit të kompeticioneve kombëtare, duke vendosur pezullime dhe gjoba ndaj disa individëve dhe klubeve.

Trajneri i Burrelit, Samuel Nikaj, është pezulluar për katër ndeshje. Ky vendim prek drejtpërdrejt ekipin, i cili renditet mes pretendentëve kryesorë në Kategorinë e Parë dhe aktualisht ndodhet në zonën “play-off”.

Mungesa e Nikajt në pankinë për katër takime konsiderohet një sfidë për skuadrën në këtë fazë të kampionatit, kur çdo pikë është vendimtare për objektivat sezonalë.

Komisioni ka vendosur gjithashtu pezullimin për katër ndeshje të përgatitësit atletik të Flamurtarit, Kristian Parabita. Masa disiplinore pritet të ndikojë në organizimin teknik të skuadrës vlonjate në ndeshjet e ardhshme.

Ndërkohë, klubi i Teutës është gjobitur për shkak të sjelljes së tifozëve gjatë një ndeshjeje të fundit. Komisioni ka ndërmarrë masën disiplinore, duke theksuar përgjegjësinë e klubit për mbarëvajtjen dhe sigurinë në stadium.

Vendimet e Komisionit të Disiplinës:

1- Zyrtari i Flamurtari FC, Christian Parabita, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

2- KF Teuta, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

3- KF Burreli, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe rregulloret e FSHF.

4- Zyrtari i KF Burreli, Samuel Nikaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

5- Zyrtari i FK Partizani B, Altin Ferat, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

6- Zyrtari i FK Partizani B, Ergys Luga, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/c të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

7- Lojtari i FK Delvina, Ronaldo Ruçi, për sulm ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/i të KDE dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

8- Young Boys Tirana, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kombëtar të Kategorisë së Dytë, kundër Rinia EL (Beksat), në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/b të KDE, gjoba të aplikohet në masën 20%.

Young Boys Tirana paralajmërohet se në rast të përsëritjes së braktisjes së ndeshjeve, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe rregulloret e FSHF.

9- FK Skënderbeu U-15, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Abissnet Superiore U-15, kundër KF Shënkolli U-15, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/b të KDE, gjoba të aplikohet në masën 20%.

FK Skënderbeu U-15, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së braktisjes së ndeshjeve, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe rregulloret e FSHF.

10- Çeljen e hetimit disiplinor ne lidhje me incidentet e ndodhura në ndeshjen KF Shënkolli U-16 kunder FC Internacional U-16.

11- Zyrtari i FC Lushnja U-19, Orgest Baze, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

12- Zyrtari i FC Besa U-19, Denis Gjeci, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/c të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

13- Kamza Sport U-16, për mosrespektimin e detyrimeve dhe përgjegjësive dhe rregulloreve të aktivitetit duke shkaktuar vonesa në fillimin e ndeshjes, në bazë të nenit 8/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

14- Zyrtari i KF Vora U-14, Mustafa Sulaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

15- Laberia SK U-14, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kategoria e Parë U-14, kundër FC Pepa U-14, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/b të KDE, gjoba të aplikohet në masën 20%.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

komisioni i disiplinës flamurtari teut burreli

Lini një Përgjigje