TAGS-AT E JAVËS

Sport26 Shkurt 2026, 17:03

Andorra U-17 mposht Shqipërinë U-17 me “poker”, kombëtarja e femrave ‘fiket’ në shtëpi

Shkruar nga Pamfleti

Andorra U-17 mposht Shqipërinë U-17 me “poker”,

Kombëtarja shqiptare U-17 për vajza e nisi me humbje raundin e dytë të Kampionatit Europian 2026 për këtë grupmoshë. Në takimin e zhvilluar pasditen e sotme në “Shtëpinë e Futbollit”, Shqipëria u mposht me rezultatin 0-4 nga Andorra.

Skuadra mike e vendosi ndeshjen që në pjesën e parë, duke realizuar tre gola. Në minutën e 38-të, përfaqësuesja kuqezi mbeti me 10 lojtare pas daljes me karton të kuq të kapitenes Marina Rushaj, një moment që ndikoi në ecurinë e sfidës. Në fraksionin e dytë, Andorra shtoi edhe një gol tjetër, duke vulosur rezultatin përfundimtar.

Trajnerja Cyme Lulaj e nisi takimin me këtë formacion: Ambra Reshiti (GK), Kristel Tuku, Reiana Jahelezi, Marina Rushaj (C), Besiana Gola, Audrina Lajthiza, Albana Malaj, Andrea Klleci, Emi Maksuti, Tuhana Cifliku dhe Kejsi Demiraj.

Pavarësisht disavantazhit në rezultat dhe inferioritetit numerik në fushë, vajzat e drejtuara nga Lulaj vijuan përpjekjet deri në fund të ndeshjes.

Në kuadër të këtij raundi, Shqipëria do të luajë ndeshjen e dytë më 4 mars, në orën 14:00, sërish në “Shtëpinë e Futbollit”, përballë Izraelit. Ndërkohë, më 1 mars do të zhvillohet sfida mes Izraelit dhe Andorrës, po në të njëjtin stadium.

andorra u-17 shqipëria u-17 kampionati europian 2026

Lini një Përgjigje