
Debutim ëndrrash për sulmuesin e Kombëtares, Albion Ademi, që e ka nisur me gol aventurën e re te skuadra kineze e Tianjin Jinmen Tiger në elitën e futbollit.
25-vjeçari realizoi golin e vetëm për skuadrën e tij, që barazoi 1-1 në shtëpi me Nantong Zhiyun ditën e sotme.
Ademi shënoi me kokë për 1-0 në minutën e 51, ndërsa luajti deri në minutën e tretë të kohës shtesë. Vlen të theksohet fakti se sulmuesi ka qenë i grumbulluar me Kombëtaren shqiptare në vitin 2018 nga trajneri Panuçi, ndërkohë që numëron edhe 5 ndeshje me Shpresat.
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje