TAGS-AT E JAVËS

Sport 2 Mars 2024, 20:08

Roma nuk ndryshon marsh në kampionat, verdhekuqtë triumfojnë në transfertë me Monzën

Shkruar nga Pamfleti

Roma nuk ndryshon marsh në kampionat, verdhekuqtë triumfojnë

Roma nuk ndryshon marsh në kampionat, duke marrë fitoren e 3 radhazi. Një triumf i pastër 1-4 ndaj Monzës, në stadiumin Brianteo . Pas disa pasimesh të bukura nga brenda zonës, e majta e Pelegrinit gjeti të papërgatitur portierin vendas, Di Gregorio. Brenda pjesës së parë, Lukaku realizoi të dytin për skuadrën e De Rosit, duke futur kështu praktikisht në kasafortë 3 pikët.

Në pjesën e dytë pati spektakël argjentinas, pasi Dibala dhe Paredes vendosën me “shpatulla pas muri” kundërshtarin. Asgjë për të thënë për Monzën në këtë takim, përveç një goli të nderit nga Karboni, 3 minuta para fundit të kohës së rregullt.

Roma renditet në vendin e 5 me 47 pikë, ndërsa Monza mban mesin e tabelës.

roma monza seria a

Lini një Përgjigje