
Borusia e Dortmundit ka triumfuar me rezultatin e pastër 0-2 ndaj Unionit të Berlinit, duke dalë me pikë të plota nga një transfertë e vështirë. Ashtu siç pritej, takimi rezultoi mjaft delikat për verdhezinjtë, të cilët hasën mjaft vështirësi.
Karim Adejemi zhbllokoi takimin në minutën e 41, pas një asisti të Fulkrug. Të besuarit e Terziç siguruan suksesin vetëm në fund të takimit, me golin e Matsen. Fiton edhe Lajpcigu, me shifrat 1-4 ndaj Boçumit. Në sfidat e tjera, spikat barazimi 1-1 i Maincit ndaj Mëshengladbah, ndërsa Darmshtadi u imponua 0-6 në shtëpi ndaj Augsburgut.
Lini një Përgjigje