TAGS-AT E JAVËS

Sport 2 Mars 2024, 18:18

Çelsi ngec në “folenë” e ‘Bletëve’, fitore në frymën e fundit për Liverpulin, Nunjez heroi i të kuqve

Shkruar nga Pamfleti

Çelsi ngec në “folenë” e

Mund të kishte shkuar edhe më mirë, por në fund të ditës ishin rezultate të pritshme. “Blutë” e Çelsit nuk kanë shkuar më shumë se barazimi, 2-2, ndaj “Bletëve” të Brentfordit, në “shtëpinë” e këtyre të fundit, ndërsa “Të Kuqtë” e Liverpulit kanë fituar jo me pak vështirësë, në fushën e Notingem Forest.

Kështu, në “Brenftord Community Stadium”, djemtë e Mauricio Poçetino nuk kanë arritur të ruajnë rezultatin, pas golit të minutës së 35, të senegalezit, Nikolas Xhekson, duke pësuar dy gola të shpejtë, në minutën e 50 e të 63, me anë të Roerslev Rasmusen e Uisa, gola të cilët fatmirësisht nuk i shkaktuan humbjen “Bluve”, kjo për shkak të francezit, Aksel Disasi, i cili barazoi shifrat në minutën e 83, për t’i dhuruar 1 pikë skuadrës së Çelsit.

Në krahun tjetër, “Të Kuqtë” e Liverpulit ishin “zotërit”, në “City Ground”, mirëpo Omobamidele e Murilo ishin goxha në formë, teksa arritën të frenonin për plot 99 minuta “furinë” e djemve të Jurgen Klop, me këta të fundit, që sërish ia dolën të fitonin, teksa në “frymën e fundit” të lojës, “bomberi” uruguajan, Darvin Nunjez shfrytëzoi një pasim perfekt të Mek Allister, për të dërguar topin në rrjetën e Sels.

Falë këtyre rezultateve, “Të Kuqtë” e Liverpulit vijojnë të mbeten në vendin e parë të tabelës, edhe pas javës së 27 të Premier Ligës, kësaj radhe, me 63 pikë, 4 më shumë se “Qytetarët” e Sitit, që të dielën do të ndeshen me “Djajtë” e Junajtid. Në krahun tjetër, Çelsi mbetet në vendin e 11 me 36 pikë, Brentfordi në vendin e 15 me 26 pikë, ndërsa Notingemi në vendin e 17 me 24 pikë. 

liverpul çelsi premier liga

Lini një Përgjigje