TAGS-AT E JAVËS

Sport26 Tetor 2024, 22:14

Dean Liço bën përsëri protagonsitin në kampionatin turk, mesfushori shqiptar realizon golin e tretë këtë sezon

Shkruar nga Pamfleti

Dean Liço bën përsëri protagonsitin në kampionatin

Dean Liço është kthyer përsëri të jetë vendimtar për skuadrën e Igdir në kategorinë e dytë turke. Mesfushori shqiptar, iu bashkua skuadrës së kategorisë së dytë në verë dhe po tregon se është ambientuar mirë me ekipin.

Në ndeshjen e sotme në transfertë ndaj Sanliurfaspor, Liço e nisi takimin nga stoli për t’u aktivizuar në fillimin e pjesës së dytë.

Ai la shenjën e tij në minutën e 72 të kësaj ndeshjeje, teksa ia doli të tundte rrjetën e portës kundërshtare për rezultatin e përkohshëm 1-3. Ky ishte goli i tretë i këtij edicioni, ku ka dhënë edhe një asist.

Për fat të keq ekipi i tij nuk ia doli të mbronte avantazhin dhe ndeshja u mbyll në barazimin 3-3.

dean liço mesfushori shqiptar igdir skuadra turke

Lini një Përgjigje