
Përfundon pjesa e parë e “El Clasico-s”. Reali dhe Barcelona kanë ndarë pikët në “Santiago Bernabeu”, teksa 45 minutat e këtij janë mbyllur në barazim pa gola. Rastin e parë të rrezikshëm e regjistroi Reali me Mbape në minutën e 2, tentativa e tij shkoi në rrjetën e jashtme, por gjyqtari më pas akordoi pozicion jashtë loje.
Ndërkohë rasti më i mirë të takimit i takon Barcelonës me anë të Jamal, i cili gaboi i vetëm përballë portierit.
Në minutën e 15, portieri Pena, bën një pritje spektakolare, duke hequr topin mbi vijën fatale pas tentativës së Belingham, ndërkohë që gjyqtari më pas sinjalizoi pozicion jashtë loje.
Në minutën e 30, Reali gjeti rrugën e rrjetës me Mbape, por goli i sulmuesit francez u anulua për pozicion jashtë loje.
Lini një Përgjigje