TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Dhjetor 2025, 15:31

Cili e fiton trofeun “Trajneri i vitit”? FSHF ‘fshin’ Ilir Dajën nga lista; këta janë 4 teknikët e nominuar

Shkruar nga Pamfleti

Cili e fiton trofeun “Trajneri i vitit”? FSHF ‘fshin’

Shumë e duan trajner të Kombëtares, shumë i 'heqin kapelen' për punën te Skënderbeu, trofetë dhe ngritjen e nivelit të trajningut në Shqipëri. Por Federata Shqiptare e Futbollit ka një tjetër mendim për Ilir Dajën, duke mos e futur në listën e katër trajnerëve të nominuar për 'Trajnerin e Vitit 2025', çmim që do jepet në një ceremoni të veçantë mbrëmjen e së hënës në Teatrin e Operas dhe Baletit.

Gara për të fituar këtë trofe do të jetë mes trajnerit të Vllaznisë, Edi Martini, teknikut të Egnatias, Edlir Tetova, trajnerit të Bylisit, Mirel Josa dhe teknikut të AF Elbasanit, Ivan Gvozdenoviç.

Megjithëse Ilir Daja garoi me Dinamon e tij në 'Final Four' dhe i shkoi pranë titullit kampion, fitoi Kupën e Shqipërisë me 'Blutë' apo bëri një ecuri për t'u respektuar në Evropë pas 15 vitesh mungesë, FSHF nuk mendon se 59-vjeçari ka bërë mjaftueshëm.

Madje, pjesë e listës është Mirel Josa që ka vetëm disa muaj në Superligë me Bylisin. Veç titujve kampion, emrit që ka në trajningun shqiptar dhe përvojës për t'u marrë shembull, Bylisi është në 'ujëra të turbullta' pas 15 javësh Superligë.

edlir tetova mirel josa ivan gvozdenoviç edi martini

Lini një Përgjigje