TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Korrik 2023, 11:08

Ceremonia madhështore për Lionel Messi, David Beckham për pak rrëzohet (video)

Shkruar nga Pamfleti

Ceremonia madhështore për Lionel Messi, David Beckham për pak

Ceremonia e mirëseardhjes së Lionel Messit u vonua nga shiu dhe stuhia që nisi në Miami. Një nga bashkëpronarët e Inter Miami, David Beckham u filmua duke humbur ekuilibrin, e për pak mund të ishte rrëzuar.

Fatmirësisht, 48-vjeçari rifitoi ekuilibrin dhe arriti të qëndrojë në këmbë. Kjo nuk kaloi pa u vënë re nga Jorge Mas i cili me shaka u bëri sikur po rrëshqiste edhe ai.

Beckham nuk e la këtë moment ta shqetësojë atë për pjesën tjetër të natës së madhe për të dhe Inter Miami. Në fund, ai u ngjit në skenë duke mbajtur një fjalim emocionues që tregonte rrugëtimin e tij si bashkëpronar i ekipit.

david beckham rreshqitje

Lini një Përgjigje