TAGS-AT E JAVËS

Sport29 Maj 2025, 15:46

Broja gjithmonë e më larg Çelsit, vjen oferta e parefuzueshme për të larguar sulmuesin shqiptar nga skuadra londineze

Shkruar nga Pamfleti

Broja gjithmonë e më larg Çelsit, vjen oferta e parefuzueshme

Çelsi ka lëvizur për të afruar Liam Delap në skuadër. 22-vjeçari anglez spikati këtë sezon me Ipsuiçin duke shënuar 12 gola në Premier Ligë.

Kështu Enco Mareska e kërkon si alternativë për qendrën e sulmit. Rreth 30 milionë euro pritet t’i ofrohen Ipsuiçit, që e bleu për 18 milionë euro nga Mançester Siti. Ofertë kjo që paraqitet e parefuzueshme për klubin që ra nga kategoria.

Kjo lëvizje ndërkohë ndikon edhe te Armando Broja. Sulmuesi i Kombëtares u rikthye nga huazimi tek Evertoni.

Duke qenë se hapësirat po mbyllen edhe më tepër, londinezët vështirë ta mbajnë në skuadër. Për këtë duhen pritur zhvillimet e ditëve në vazhdim.

 

armando broja sulmuesi shqiptar çelsi

Lini një Përgjigje