TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Maj 2025, 21:54

Ndeshja me Serbinë në “Arena Kombëtare”, Shqipëria nis përgatitjet në Durrës

Shkruar nga Pamfleti

Ndeshja me Serbinë në “Arena Kombëtare”,

Shqipëria do të përballet me Serbinë në kuadër të kualifikueseve të Botërorit e cila do të luhet më 7 qershor prej orës 20:45.

Kombëtarja shqiptare do të nisë zyrtarisht grumbullimin ditën e diel, ku në Shtëpinë e Futbollit në Tiranë do të vijojë seancat stërvitore.

Por, përgatitjet do të nisin edhe më herët, dhe këtë herë në Durrës.

Një pjesë e mirë e lojtarëve, pasi të kenë shfrytëzuar 2-3 ditë pushime, do të mbërrijnë sot në Shqipëri, për t’u vendosur nën urdhrat e Silvinjos, i cili do të ketë disa ditë më shumë kohë për të përgatitur ekipin, pavarësisht se grupi mund të mos jetë i plotë.

Ndërkohë ky grumbullim provizor nis larg zhurmës së Tiranës, teksa të vendosur në Durrës, ekipi do të jetë më i qetë në ato ditët e para.

 

shqipëria ndeshja me serbinë

Lini një Përgjigje