TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Maj 2025, 19:26

Nuk gjen golin prej 2 muajsh, Jasir Asani: Topi nuk donte të hynte në rrjetë

Shkruar nga Pamfleti

Nuk gjen golin prej 2 muajsh, Jasir Asani: Topi nuk donte të hynte në

Jasir Asani luajti sot ndeshjen e radhës me Guangjun. Skuadra e sulmuesit të Kombëtares barazoi 1-1 përballë Ulsan.

Asani nuk ia doli të konkretizojë rastet për gol. Për këtë edhe ka reaguar në rrjetet sociale.

Një nga ato netë ku topi thjesht nuk donte të shkonte brenda. Ditë më të mira po vijnë”, shkruan Asani.

Nuk gjen golin prej 2 muajsh, Jasir Asani: Topi nuk donte të hynte në

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare nuk shënon prej dy muajsh në Korenë e Jugut. Kampionati filloi në shkurt për Guangjun, ndërsa Asani ka gjetur 3 gola në total në 16 javë kampionat.

Asani do të ketë shansin të demonstrojë vlerat që posedon në spektrin futbollistik kundër Serbisë, aty ku bën pjesë në listën e trajnerit Silvinjo. Ndeshja në fjalë do të luhet në datën 7 qershor në “Arenën Kombëtare” në orën 20:45.

 

jasir asani sulmuesi i kombëtares

Lini një Përgjigje