
Sulmuesi i Çelsit, Armando Broja ka interes nga shumë klube në Evropë, duke përfshirë skuadrën franceze Monako. Sulmuesi shqiptar është nxjerrë në shitje këtë verë dhe është gati të hedhë hapin e radhës në karrierë, njofton BBC.
Këtë vit Broja (22 vjeç) pati një huazim të pasuksesshëm në Fullhemi, i cili pagoi një tarifë prej 5 milionë eurosh. Skuadra londineze nuk ishte e interesuar të bënte të përhershëm huazimin e tij, pas një ecurie të shkëlqyer të sezonit nga Rodrigo Muniz, por Milani dhe Ullverhempton mund t'i bashkohen Monakos në garën për nënshkrimin e Brojës.
Kështu, tre klube në Evropë janë të gatshëm për të paguar një shumë të majme, me Blutë që kërkojnë 25-30 milionë euro për ta lënë të lirë djaloshin e Kombëtares. Më herët edhe Dortmundi kishte shprehur interes për Brojën.
Lini një Përgjigje