TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Nëntor 2025, 23:02

Bajerni tregon forcën dhe mposht PSG-në me 10 lojtarë, Liverpuli fiton ndaj Realit; Juvja paqe me Sportingun

Shkruar nga Pamfleti

Bajerni tregon forcën dhe mposht PSG-në me 10 lojtarë, Liverpuli

Përfundojnë takimet e mbrëmjes në Champions League. Bajerni vazhdon ecurinë pozitive të fitoreve. Në Paris, bavarezët mposhtën kampionët e Europës të PSG-së me rezultatin 1-2. Kampionët e Gjermanisë kaluan në avantazh që në minutën e 3. Tentativa e parë nga Majkëll Olize u ndal nga Lukas Shevalier, por Luis Diaz ndoqi mirë aksionin dhe dërgoi topin në rrjetë.

Në minutën e 22, Zaire-Emeri krosoi në zonë, Fabian Ruiz goditi fluturimthi, dhe ishte Osman Dembele që shtyu topin në rrjetë. Festë e madhe në Paris, por që zgjati vetëm pak. Goli u anulua për pozicion jashtë loje të Dembele. Në minutën e 32 ishte sërish Luis Diaz që gjeti rrjetën, duke përfituar nga një gafë e Markinjos, që humbi topin në mënyrë të habitshme dhe i dha mundësinë e artë kolumbianit të dyfishonte shifrat. Pavarësisht dy golave dhe mundësisë për të qenë heroi i këtij takimi, Luis Diaz prishi çdo gjë vetë dhe u ndëshkua në shtesën e pjesës së parë me karton të kuq, për ndërhyrje të rrezikshme nga Ashraf Hakimit.

Në minutën e 74, Zhoao Neves ngushtoi shifrat për kampionët e Europës në fuqi, por goli i tij vlejti vetëm për statistikë.

Në “Anfield Road”, Liverpuli ia doli të triumfonte me rezultatin minimal 1-0 përballë Realit të Madridit. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura. Momenti më kryesor ishte në minutën e 32, ku vendasit pretenduan për një penallti, për prekje të topit me dorë nga Aurelien Çuameni. Arbitri pa pamjet në ekran dhe nuk dha 11-metërsh. Në minutën e 38, ishte radha e madrilenëve për të pretenduar për penallti, pas një kontakti të Endi Robertson ndaj Arda Gyler brenda zonës, por arbitri vazhdoi lojën normalisht.

Duhej të kalonin 60 minuta që të zhbllokohej rezultati. Dominik Shoboslai krosoi në zonë nga goditja e dënimit, Aleksis Mek Alister mposhti më në fund Tibo Kurtua.

Portieri belg ishte fantastik deri tani, duke shpëtuar në shumë raste madrilenët. Përsa i përket Mek Alister, dihet që argjentinasi është një objektiv i madh i Realit të Madridit për verën e ardhshme.

Në “Allianz Stadium”, Juventusi barazoi 1-1 me Sportingun e Lisbonës. Portugezët kaluan të parët në avantazh në minutën e 12, ishte Maksimiliano Araujo që mposhti Di Gregorion me një goditje të fuqishme brenda zonës.

Barazimi i bardhezinjve erdhi në minutën e 34. Dushan Vlahoviç gjeti golin, pas asistit të Turam.

Në sfidat e tjera, Ateltiko e Madridit mposhti me rezultatin e pastër 3-1 Union Xhilois të Belgjikës. Golat e madrilenëve u realizuan nga Julian Alvarez në minutën e 39 dhe Konor Megalager në minutën e 79. Belgët ngushtuan diferencën Ros Sikes në minutën e 80.

Në minutën e 90+6, Lorente gjeti golin e qetësisë për Atletikon e Madridit.

Totenham kaloi pa problem pengesën Kopenhagen, duke triumfuar pastër 4-0 në Londër. Serinë e golave e hapi Brenan Xhonson në minutën e 19. Në minutën e 51, Odobert dyfishoi shifrat, ndërsa 6 minuta më vonë, Xhonson la anglezët me 10 lojtarë, pasi u ndëshkua me karton të kuq. Goli i Odobert deri më tani mund të konsiderohet si më i bukur i këtij sezoni.

Mbrojtësi holandez pasi mori një top që nga zona e tij e mbrojtjes dhe eci i vetëm, duke kaluar cilindo që i dilte përpara dhe finalizoi vrapimin e tij gjigand, duke dërguar topin në rrjetë. Festë e madhe te Totenhemi, lojtarët në fushë dhe i gjithë stoli shkuan të përgëzonin holandezin për këtë supergol.

Në minutën e 64, Miki van de Ven realizoi golin e tretë, ndërsa “vulën” e pokerit për londinezët e vendosi Zhoao Palinja me golin e realizuar në minutën e 67.

Monako triumfoi në acarin norvegjez me rezultatin e ngushtë 0-1. Heroi që i dha 3 pikët francezëve ishte Florian Balogun me golin e realizuar në minutën e 43 të takimit.

Ndërsa sfida e luajtur në Greqi, mes Olimpiakosit të Pireut dhe PSV u mbyll me shifrat 1-1. Gelson Martins shënoi golin për grekët në minutën e 17. Kur mendohej se Olimpiakosi do të fuste 3 pikët në xhep, Rikardo Pepi barazoi ndeshjen në minutën e 90+3, duke i dhënë një pikë të artë holandezëve.

liverpul real madrid bajern psg champions league

Lini një Përgjigje