TAGS-AT E JAVËS

Sport 6 Korrik 2024, 22:31

Asnjëherë më parë në historinë e Europianëve, Akajdin fut Turqinë në librin e rekordeve

Shkruar nga Pamfleti

Asnjëherë më parë në historinë e Europianëve,

Samet Akajdin u bë protagonisti i pjesës së parë të ndeshjes mes Turqisë dhe Holandës, e vlefshme për çerekfinalet e “EURO 2024”.

Qendërmbrojtësi turk, ia doli të gjente rrjetën me një goditje me kokë, për t’i dhënë avantazhin skuadrës së tij. Në këtë mënyrë, ai shkroi emrin e tij në listën e golashënuesve të Europianit, por edhe të Turqisë në librin e rekordeve të këtij aktiviteti.

Asnjëherë më parë në historinë e turneut, nuk ishin shënuar 3 gola nga një përfaqësuese me anë të mbrojtësve në fazën me eliminim direkt. Merih Demiral shënoi dy të tillë kundër Austrisë në turin e mëparshëm, ndërsa sot Akajdin bëri përfaqësuesen turke unike në historinë e këtij kompeticioni me golin e tij.

samet akajin qendërmbrojtësi turk

Lini një Përgjigje