TAGS-AT E JAVËS

Sport 6 Korrik 2024, 21:38

I ka përfunduar kontrata dhe tashmë është lojtar i lirë, mesfushori shqiptar i sjell klubit 200 mijë euro

Shkruar nga Pamfleti

I ka përfunduar kontrata dhe tashmë është lojtar i

Sipas mediave gjermane, Darmshtadi falë Shqipërisë ka arritur të arkëtojë 200 mijë euro. Kjo është mundësuar nga bonuset e parashikuara nga UEFA për klubet të cilët kanë lojtarët e tyre në Europian.

Darmshtadi ka përfituar plot 200 mijë euro nga Klaus Gjasula, i cili ishte autor i një goli dhe i një autogoli në “Gjermani 2024”, përkatësisht në ndeshjen e dytë me Kroacinë. Duket pak ironike, sepse Gjasulës i ka përfunduar aktualisht kontrata dhe ka dalë një lojtar i lirë.

Në Gjermani klubi, i cili ka arkëtuar më shumë nga bonuset e UEFA-s, është Bajerni i Mynihut. Deri më tani rekordmenët e Gjermanisë kanë arkëtuar 3.1 milionë euro falë dhjetë lojtarëve, të cilët janë grumbulluar me kombëtaret respektive.

klaus gjasula mesfushori i kombëtares shqiptare

Lini një Përgjigje