TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Maj 2023, 20:47

As Barcelona dhe as Mançester Siti, babai i Mesit pranon ofertën e çmendur nga skuadra arabe

Shkruar nga Pamfleti

As Barcelona dhe as Mançester Siti, babai i Mesit pranon ofertën e

Babai i yllit të PSG-së, Leo Mesi, ka pranuar një ofertë rekord nga Al Hilal për sezonin e ardhshëm.

Me kontratën me PSG-në që skadon në qershor, kampioni i Botës ka patur kontakte me ish-klubin e tij, Barcelona dhe Mançester Siti këtë muaj, pasi ai po shqyrton opsionet e tij.

Megjithatë, “Foot Mercato” thotë se babai i Mesit, Horge ka qenë në Riad për bisedime me Al Hilal.

Dhe një ofertë prej 1.2 miliardë euro (kontratë 2-vjeçare me 600 milionë euro në sezon) është paraqitur dhe Horge duket se e ka pranuar në emër të Leos.

Megjithatë, pa asgjë të nënshkruar ende, e ardhmja e Mesit mbetet e pavendosur, megjithëse sauditët tani konsiderohen si favorit në garën për angazhimin e tij.

horge mesi babai i lionel mesit al hilal

Lini një Përgjigje