
Armando Sadiku ka qenë sot heroi i skuadrës së Mohun Bagan në kampionatin indian, duke e ndihmuar këtë të fundit të siguronte një barazim të rëndësishëm ndaj Odisha në shtëpi, Sulmuesi i kombëtares shqiptare, ka realizuar 2 gola, një nga të cilët në shtesë, për barazimin 2-2 që ruajti pathyeshmërinë e ekipit në këtë edicion në elitën e futbollit në Indi.
Në ndeshjen e sotme, ekipi mik shënoi 2 gola që në pjesën e parë të takimit. Por Sadiku me një devijim mjeshtëror në zonë ngushtoi diferencën në minutën e 58 të takimit.
???????????????? ???????????????????? ???? ???????????????????????????????? ???????????????????????? ???????????????????????????? ???????? ????????????????????...#MBSG showing how it's done ???? with brilliant teamwork! ???? #MBSGOFC #ISL #LetsFootball #ISLonSports18 #ISLonJioCinema #ISLonVh1 #JioCinemaSports pic.twitter.com/hYWtTDyJVn
— Sports18 (@Sports18) December 6, 2023
Në fundin e ndeshjes, kur regjistrohej minuta e katërt shtesë, ai ia doli të shmangte daljen e portierit për të shënuar golin e rezultatit përfundimtar 2-2.
Behold the @mohunbagansg magic! ????
— Sports18 (@Sports18) December 6, 2023
Armando Sadiku's brace turns the tide from being two goals down to an epic equalizer – that's how the game swings. ????????????#MBSGOFC #ISL #LetsFootball #ISLonSports18 #ISLonJioCinema #ISLonVh1 #JioCinemaSports pic.twitter.com/x4Zp4vGghJ
Kjo është sfida e gjashtë për të në kampionat, ndërsa vlen të përmendet se është aktivizuar në disa raste edhe në Kupë. Për të ky është sezoni i parë në Indi me Mohun Bagan, teksa më përpara ka luajtur për skuadra të ndryshme si Zyrih, Vaduz, Levante, Bolivar dhe Las Palmas.
Armando Sadiku ka ndihmuar Kombëtaren në 38 ndeshje, ku ka realizuar edhe 12 gola.
Lini një Përgjigje