
Kupa e Shqipërisë ka njohur sot emrat e 8 skuadrave të cilat do t’u bashkohen 8 ekipeve të Superiores në turin e tretë të saj, duke dhuruar përballje shumë interesante në fazën tjetër të këtij turneu.
Ajo që bie në sy fillimisht janë dy përballjet e skuadrave të Superiores, për më tepër skuadra të cilat kanë ambicie për të luajtur në Europë dhe e shohin Kupën si një rrugë drejt saj.
Padyshim sfida më e fortë do të jetë ajo mes Laçit dhe Dinamos, ndërsa përballja tjetër mes ekipeve të elitës është Teuta-Skënderbeu.
Sipas skemës së paracaktuar që në fillimin e edicionit, Partizani do të ndeshet me Apoloninë, kurse Tirana do të vihet përballë Korabit në turin tjetër. Fituesit në fuqi të Egnatias do të nisin mbrojtjen e trofeut përballë Lushnjës, ndërsa Kukësi luan me Elbasanin me pretendime.
Një sfidë mjaft interesante është edhe ajo mes Erzenit dhe Bylisit.
Ndërkaq, skema paracakton kthimin e një klasikeje të futbollit shqiptar, pasi Vllaznia do të ndeshet me Flamurtarin.
Turi i tretë i Kupës së Shqipërisë:
1-Partizani-Apolonia
2-Tirana-Korabi
3-Egnatia-Lushnja
4-Vllaznia-Flamurtari
5-Laçi-Dinamo
6-Teuta-Skënderbeu
7-Kukësi-Elbasani
8-Erzeni-Bylis
Edhe në turin e tretë të turneut, fituesi do të përcaktohet nga vetëm një ndeshje direkte.
Lini një Përgjigje