TAGS-AT E JAVËS

Sport23 Janar 2024, 23:00

Armando Broja protagonist me gol dhe asist, Çelsi kualifikohet mes spektaklit në finalen e Carabao Cup

Shkruar nga Pamfleti

Armando Broja protagonist me gol dhe asist, Çelsi kualifikohet mes

Çelsi është kualifikuar për në finalen e EFL CUP, pasi mundi pastër 6-1 Midëllsbroun. “Blutë e Londrës”, ndryshe nga çfarë kemi parë këtë edicion, shënuan plot 6 gola, për të përmbysur disfatën 0-1 në aktin e parë.

Pas çerek ore lojë, Armando Broja zhbllokoi ndeshjen, i ndihmuar edhe nga një devijim. Sulmuesi shqipar shërbeu për golin e dytë, teksa një gjuajtje e tij u shndërrua në asist për Enzo Fernandez në minutën e 29.

Të besuarit e Mauricio Pçetinos u treguan të papërmbajtshëm në pjesën e parë, duke mbyllur një herë e mirë llogaritë, teksa realizuan gol edhe Disasin e Palmer.

Në pjesën e dytë, Çelsi vazhdoi me spektaklin, Palmer kompletoi dopietën, ndërsa Madueke vendosi emrin në listën e golashënuesve. Për mysafirët goli i nderit mban firmën e Roxhers. Broja me shokë shkojnë kështu në finale, aty ku do përballet me fituesin e çiftit Liverpul-Fulhem.

çelsi midëllsbrou efl cup

Lini një Përgjigje